Votimi KQZ-së së re/Reagon kryetari i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë

0

Ndodhitë e ditës së sotme në parlament nuk janë lënë jashtë vëmendjes së partive të vogla të cilat, sipas asaj çka kryeministri shprehu në parlament, nuk duhet të ekzistojnë.
Në lidhje me votimin e Kodit Zgjedhor kryetari i Partisë për Europianizim dhe Integrim është shprehur:”Partia per Europianizim dhe Integrimin e Shqiperise dënon fuqishëm votimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor,ky akt i sotëm është një goditje e rëndë për demokracinë,pluralizmin dhe proçeset integruese të Shqipërisë!
Edi Rama dhe shpura e tij,të frikësuar për humbjen që i pret,po mundohen të minimizojnë humbjen që i pret më 25 prill dhe për këtë arsye po përdorin lloj e lloj marifetesh e farsash antidemokratike të cilat Shqipërinë e kthejnë hapa galopantë pas!
Pakënaqësia e madhe e krijuar në popull(për shkak të keqeverisjes së “rilindjes”)do fundosë Edi Ramën bashkë me dredhitë e tij!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu