Tiranë/ Arrestohen 6 persona për kultivim të lëndëve narkotike, mes tyre dhe një polic

0

Gjashtë persona, mes tyre një polic janë arrestuar nga policia e Tiranës në një operacion për goditjen e kultivimit të kanabisit në zonën e Zall Bastarit në Tiranë.

Pas një hetimi disa mujor, policia thotë se pas kontrollit të territorit dhe informacioneve operative arriti që të vendoste në pranga 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe një është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë;

-E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

-Q.Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B.,  dhe  A. B., të  dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim 3 persona; S. H.,  D. H dhe  G. H., të  dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si edhe u procedua penalisht për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, H. M., pasi sipas policisë ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e policisë po punonin për kapjen e tij.

Por si funksiononte grupi?

Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, “dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Punonjësi i policisë ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore” thotë policia. Gjatë operacionit janë sekuestruar dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu