Voton Albin Kurti/ Deklarata e tij: Po përmbyllim një vit të suksesshëm, Kosova ka treguar se është shtet demokratik

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat menjëherë pasi u paraqit për të votuar në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Kurti para mediave tha se komunat janë shumë të rëndësishme dhe se ishin vetë qeliza e Kosovës.

“Po sa ushtrova të drejtën demokratike, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është shumë e rëndësishme, është qeliza e Republikës. Inkurajoj të gjithë të dalin dhe përcaktojnë për vetën e tyre përmes udhëheqësve. Më 14 nëntor po e përmbyllim një vit të suksesshëm, i cili nisi më zgjedhjet e 14 shkurtit. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik”, deklaroi Kurti.

Kryeministri uroi qytetarët për përmbylljen e suksesshme të vitit elektoral.

Raundi i dytë i zgjedhjeve po mbahet në 21 komuna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu