Voton kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Luçiano Boçi: Ka probleme në proces, po intimidohet administrata me leximin e votës

0

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçi ka votuar paraditen e sotme, rreth orës 10:20.
Gjatë votimit, Boçi iu drejtua qytetarëve me një thirrje për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, ndërsa i siguroi se votat e tyre nuk do të lexohen nga partia në pushtet.

Ai shprehu shqetësimin e tij për presionin e ushtruar nga partia në pushtet ndaj punonjësve të administratës.

“Problemi kryesor është PEI, i cili është raportuar në shumë qendra. Ajo çka është shqetësuese dhe më e rëndësishmja është presioni ndaj administratës për të identifikuar votën e tyre. Dua të siguroj votuesit se votat nuk lexohen ashtu siç është deklaruar nga partia në pushtet dhe KQZ. Procesi i votimit është i sigurt. Votat nuk lexohen”, tha Boçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu