“Votoni” Kryemadhi u bën thirrje qytetarëve

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i drejtohen kutive të votimit në këto 60 minuta që kanë mbetur, nga procesi i zgjedhjeve.

Kryemadhi gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se ndryshimi tashmë ka ardhur.

“Për të gjithë ju gra dhe vajza të cilët jeni lodhur duke bërë punët e shtëpisë lërini ato pesë minuta dhe shkoni në qendrat e votimit. Për të gjithë ju burrat që keni luftuar këto kohë për të mbajtur familjet tuaja shkoni në qendrat e votimit. Ndryshimi ka ardhur, bëhuni edhe ju pjesë e ndryshimit.

Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja , por edhe një votë është e domosdoshme për ta çuar Shqipërinë në Europë. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ato të rinj dhe të reja që kanë qenë pjesë e këtij procesi, të gjithë ata burra dhe gra që duan ta ndryshojnë Shqipërinë dhe duan të sjellin më vërtetë atë klimë, atë frymë dhe atë entuziazëm.

Mjafton që të shikoni qendrat e votimit, mjafton të shikoni fytyrat e të rinjve dhe të rejave që janë rrugëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Korçës , të Shkodrës, të Sarandës, të Vlorës që ndryshimi është aty.

Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë. Sot vota juaj ndan përfundimisht tranzicionin. Sot përfundimisht vota juaj i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës, më të sigurt se kurrë”, tha Kryemadhi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu