Dy persona 16-vjeçarë u akuzuan të enjten për vrasje të shkallës së parë, pasi trupi i një mësueseje në shkollën e mesme të tyre u gjet në një park.
Nohema Graber, 66 vjeçe, jepte mësim në Shkollën e Mesme “Fairfield”, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të shtetit Ioëa. Dëshmitë preliminare tregojnë se ajo ka pësuar traumë në kokë, sipas dokumenteve të gjykatës.
Mësuesja u shpall e zhdukur të martën dhe trupi i saj i gjet në Parkun “Chautauqua” një ditë më pas. Willard Noble Chaiden Miller dhe Jeremy Everett Googale u akuzuan si persona të rritur për vrasje në këtë rast, shkruan Fox News.
“Ky rast, në asnjë mënyrë, nuk është i mbyllur”, tha prokurori lokal, Chauncey Moulding. Sipas tij, momentalisht nuk ka dëshmi që sugjeron se krimi është kryer për motive racore, por tha se do t’i ndjekë dëshmitë.
Raportohet se mësuesja shihej si udhëheqëse e komunitetit latin në zonën ku jetonte.
“Ajo ishte një personi i jashtëzakonshëm, i dashur, sidomos me familjen e saj, edhe me nxënësit e saj”, tha Edith Cabrera, mike e saj