Kanë dalë ditën e sotme para gjykatës dy autorët grek, të cilët akuzohen se kanë vrarë me paramendim shqiptarin Xhani Topallin në Rodos të Greqisë.
Autorët janë identifikuar një pronar hoteli 53-vjeçar dhe djali i tij, 20-vjeç.
Ndërkohë, disa familjarë dhe miq të viktimës janë mbledhur para gjykatës dhe në momentin kur kanë mbërritur dy të arrestuarit kanë bërtitur të irrituar: “Të kalben në burg”.
Komandanti i Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez z. Kazamias ka tentuar të qetësojë familjarët e Xhani Topallit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në zonë për të shmangur incidentet e mundshme.
Kujtojmë se biznesmeni shqiptar kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 28 gusht, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pas disa ditësh kërkime. Ditën e sotme pritet që dy autorët e dyshuar të krimit, të tregojnë si ndodhi ngjarja.