Presioni i lartë atmosferik në pellgun e Mesdheut po dobësohet për shkak të një qendre ciklonike e cila gjatë fundjavës do të ndikojë territorin e Shqipërisë ku priten reshje shiu dhe stuhi por edhe reshje bore në Alpe.
E Shtunë, data 25 Shkurt 2023
Moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu me intesitet të ulët në zonen veriperëndimore në mëngjeës deri në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 20, metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/15°C
Zona e ulët 8/20°C
Zona bregdetare 11/19°C
Kosova, e Shtunë data 25 Shkurt 2023
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5 C° në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 11°C – 15°C.
E Diel, data 26 Shkurt 2023
Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim, në mbrëmje vonë reshjet do të zhvendosen drejt jugut. Era do të jetë e vrullshme me drejtim me shpejtësi 18-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në në mëngjes, rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/13°C
Zona e ulët 8/19°C
Zona bregdetare 12/18°C