Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

0
Transparent umbrella under heavy rain against water drops splash background. Rainy weather concept.

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës së shtunë do të mbeten në ndikimin e vranësirave të dendura dhe kthjellimeve të pakta, Ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke sjellë shira fillimish në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Herë pas herë reshjet do jenë në formën e shtrëngatave. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur do kemi intervale me kthjellime dhe pauzë të reshjeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rënie metë paktën 2 gradë sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C  deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe varnësira kalimtare do të dominojnë Brigjet e Egjeut dhe Europan Jugperëndimore. NDERSA një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë Europën Juglindore duke sjellë rrebeshe shiu. PO ashtu Rajoni Qëndror, Verior dhe Lindor i Kontinentit vijon me vranësira dhe reshje shiu.

Kosova

Vranësira të denura dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë orët e para të ditës në vend. POR gjatë mesditës dhe pasdites territori i Kosovës do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të sjelli rrebeshe afatshkurtra shiu.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. POR pasditja sjellë shtim të vranësirave dhe reshje në zonat perëndimore KU gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë MV, situatë e cila vijon edhe gjatë natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu