Vranësira dhe reshje shiu,ja parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Alternime kthjellimesh dhe vranësira do të mbizotërojnë ditën e sotme në vendin tonë.Moti do të jetë i qëndrueshëm ,por reshjet e shiut do të jenë të pranishme gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 07°C.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu