Vrasja e 19-vjeçarit grek, shpallet në kërkim ndërkombëtar 20-vjeçari shqiptar

0

Greqia ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për një 20-vjeçar shqiptar që akuzohet se në bashkëpunim me 23-vjeçarin e vënë në pranga ka vrarë 19-vjeçarin grek, Alkis Kampanos. Mediat greke shkruajnë se 20-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka arritur që pas krimit të ndodhur mbrëmjen e të martës, të arratiset e të futet në Shqipëri. 20-vjeçari është mik i ngushtë i 23-vjeçarit të arrestuar. Mësohet se në vitin 2019, shqiptari sulmoi dy tifozë të tjerë në të njëjtin vend ku u vra Alkis.

Si ndodhi ngjarja dhe arrestimi i 23-vjeçarit?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij. 23-vjeçari goditi barbarisht me thikë 19-vjeçarin Kampanos, i cili ndërroi jetë në vend si dhe plagosi dy persona të tjerë. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodheshin rreth vendit të ngjarjes bënë që të identifikohej një prej autorëve. Mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar si një nga huliganët më të rrezikshëm në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu