Ndërron mendje Xheisara: S’u martova për letra, komshija më parë pyet për burrin se…

0

Këngëtarja dh eish-banorja e ‘Big Brother VIP’ Xheisara Frisku ka deklaruar se fjalët që ka thënë me herët se është martuar për të marrë letrat angleze nuk ishin të vërteta.
E ftuar në ABC, Frisku tha se e bezdis shumë fakti që në momentin që del nga shtëpia, fqinjët e pyesin për bashkëshortin e martesën, gjëra që ajo ka menduar t’i mbajë private. Këto deklarata Xheisara tha se i bën me humor për të larguar vëmendjen.

“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete, si për shembull, thashethemi i martesës… Në fund të fundit mund të them: Po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pi kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshoj herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte edhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jenë private,”- ka thënë këngëtarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu