Vrasja e 20-vjeçares në Greqi: “Je budalla”. Dalin mesazhet e fundit mes të resë dhe burrit të saj

0

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi një muaj më parë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ndërkohë, tashmë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas mediave greke autoritetet kanë në dispozicion të dhëna nga telefoni celular i Caroline, ku vihet re se pak para krimit të rëndë e reja mund të ketë pasur një “grindje” me burrin e saj. Raportohet se 32-vjeçari ishte në katin përdhes (atje ku ishin edhe lekët e fshehura të çiftit), ndërsa 20-vjeçarja në papafingo duke shkëmbyer mesazhe me të.

Mediat greke raportojnë se nga mesazhet dhe mënyra e të shkruarit, krijohet përshtypja se çifti po grindej. Në fakt, një nga fjalët e përdorura më shpesh është fjala “budalla”. Pritet që në orët në vijim të zbardhet plotësisht ngjarja e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu