Vrasja e 20-vjeçarit, del para Gjykatës Ensi Maze

0

TIRANË- Personi në foto është Ensi Maze, 18-vjeçari i cili mori pjesë në vrasjen me thikë tre ditë më parë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkesin. Siç shihet në fotot e Dosja.al, i riu dëgjon me vëmendje se çfarë i thotë avokati i tij, teksa pas pak do njihet edhe me masën e sigurisë.

Vrasja e 20-vjeçarit ndodhi në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Rreth orës 00:35, i riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte “kundërshtarin” e tij, derisa u takuan mbrëmë, ku konflikti nis edhe njëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu