Sherr me thika mes dy të rinjve në Rrëshen, përfundojnë të dy në spital

0

Dy të rinj kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në Rrëshen në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Sipas burimeve të rinjtë pasi kanë debatuar kanë përdorur thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Të dy janë transportuar në spitalin e Rrëshenit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu