Vrasja e 21-vjeçares, drejtoresha e Qendrës Sociale: Solli djalin, pas sherrit, ish-bashkëshorti nxori armën dhe e qëlloi

0

KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë premte në Ferizaj në Kosovë ku një 21-vjeçare mbeti e vrarë jashtë ambienteve të qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, siç dyshohet, nga ish-bashkëshorti. Drejtoresha e kësaj qendre sociale, Adelina Rexhepi-Braha, ka treguar dinamikën se si ka ndodhur kjo që ngjarje.

Ajo tha për mediat në Kosovë, se nëna e kishte dërguar fëmijën në qendër rreth orës 13:00 për të takuar me babain. I ati e ka marrë djalin e ka dërguar në shtëpi dhe më pas e ka dërguar sërish në qendër. Sipas saj vrasja ka ndodhur pas disa përplasjeve dhe konflikteve të çiftit.

“Djalin e kishte për ta kthyer në qendrën sociale në orën 15:00 dhe më pas duhet ta merre nëna. Kur ai ka dalë poshtë, është takuar me ish-bashkëshorten dhe aty kanë nisur konfliktet me tone të larta. Ky ka qenë momenti kur ish-bashkëshorti ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar, ndërsa i vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të kësaj qendre”, ka treguar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu