Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra! Shoqërohet edhe e dashura e Fatjon Bushgjokës, lidhja e saj me krimin…

0

Policia ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.

Gjatë operacionit për kapjen e njërit prej tyre, Fatjon Bushgjoka, është shoqëruar edhe e dashura e tij, e cila ndodhej pranë tij në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.

Sipas burimeve nga policia, nga hetimet paraprake rezulton se vajza nuk ka lidhje direkte me krimin, por është mbajtur nën vëzhgim për të ndihmuar në identifikimin dhe ndjekjen e lëvizjeve të Bushgjokës.

Përveç dy të arrestuarve, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë për t’u marrë në pyetje, teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.