Vrasja e 34-vjeçarit në qendër të Shkodrës, policia jep detajet zyrtare

0

Shkodra u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë kriminale.

Një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktimë mbeti Kristian Kola, 34 vjeç.

Policia njoftoi se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar ndaj të riut, i cili ishte në ambientet e jashtme të lokalit.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se ata u larguan me një motor të zi.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, pranë kinema “Republikës”, e cila në këtë orë të natës është e populluar.

Policia thotë se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e vrasjes.