Vrasja e bashkëshortëve dhe dy fëmijëve shqiptarë në Greqi, policia ngre dy pistat e hetimit

0

Policia po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi mbrëmjen e sotme ku 4 shqiptarë u gjetën të vrarë brenda banesës.

Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të Pirgos në veri të Peloponezit. Identeti i tyre nuk është bërë ende publik.

Sipas policisë, dy janë pistat e hetimit. E para ajo e krimit brenda familjes, ku pas një sherri bashkëshorti ka ekzekutuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur të familjes ose pista e vrasjes me autor të mundëshëm ish-bashkëshortin e viktimës, i cili ka ekzekutuar ish-bashkëshorten, fëmijet dhe bashkëshortin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia tha se po kërkon një shtetas shqiptar për ta marrë në pyetje,por ende nuk ka mundur ta gjejë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu