Vrasja e Behar Sofisë, gjykata merr vendimin për Xhuliano Vishën

0

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhuliano Vishën, njëri nga të arrestuarit si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

Ndërkohë që pritet që edhe tre të arrestuarit e tjerë të njihen me masën e sigurisë, prokurori e akuzon Vishën si person që ka kryer rolin e ndihmësit në vrasje, duke ndihmuar Ernejt Shytin, i cili ka shkrepur armën.

Visha nuk ka pranuar akuzën. Nga burimet raportoht se Xhuliano Visha ka pohuar në seancë ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.

“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Krrabë”, mësohet të ketë thënë Visha. Visha akuzohet për  “vrasje me dashje e e kryer ne bashkëpunim”.

Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit.

Ernejt Shyti është personi që shkrepi armën dhe la të vdekur biznesmenin. Ai ka pranuar krimin, ndërsa më 13 mars ai u dërgua sërish në vendngjarje, pasi deklaroi se armën e kishte hedhur në lumin Lana. Polumbarët e Renea-s nisën kërkimet, por pa rezultat.

Shyti ka pranuar krimin ndërsa që ka thënë se organizator i këtij krimi ishte i arrestuari Skënder Vath, nga i cili do të merrte edhe një shumë parash për vrasjen e biznesmenit Sofia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu