Vrasja e biznesmenit, policia jep detaje: U plagos me armë zjarri, ndërroi jetë në spital

0

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi, mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Tepelenës.

Në komunikatën zyrtare bëhet me dije se Selimi u qëllua në rrethana ende të paqarta në lagjen  “15 Shtatori” të qytetit, dhe ka ndërruar jetë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here