Vrasja e Dashit në Ekuador, dëshmitari: Qëllonin mbi motor, i kam të ngulitur në tru

0

Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi në Guajakil të Ekuadorit ka tronditur të gjithë personat që ndodheshin në një restorant në parkun “Joaquín José Orrantia”. Njëri prej tyre ka shkruar në “Twitter” për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.

Personi shkruan se atentatori dhe një person tjetër të hipur në motorr u larguan me shpejtësi pas krimit dhe kanë shtirë sërish me armë zjarri. Ai shton se momentin e vrasjes nuk do ta harrojë asnjëherë.

“Djemtë ikën me një motoçikletë duke qëlluar drejt lokalit majtas dhe djathtas, familje të tëra me fëmijë vraponin drejt parkingut. Një kaos total, ai imazh është regjistruar tek unë, askush nuk më ka thënë, e kam parë live dhe direkt”, shkruan dëshmitari i pranishëm në restorantin ku mbeti i vrarë Ergys Dashi.

Burimi: El Comercio

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu