Deklaratat e Zlatan Ibrahimovic u diskutuan në të përjavshmen “Journal du Dimanche” në të cilën sulmuesi suedez mbrojti zgjedhjen e mikut të tij Djokovic për të mos u vaksinuar. Sulmuesi i Milan foli gjithashtu për Mbappe, Ibra e ka këshilluar francezit të largohet nga PSG.
“Të vaksinohesh për arsye shëndetësore nuk është njësoj si të marrësh pjesë në një turne tenisi – ishin fjalët e Zlatan Ibrahimovic, i cili mbajti anën e Djokovic për çështjen e vaksinimit – “Ata që vaksinohen e bëjnë këtë sepse besojnë në të dhe mendojnë se është efektive kundër sëmundjes. Por secili ka mendimin e vet. Njerëzit nuk duhet të detyrohen të vaksinohen vetëm për të shkuar në punë. Unë u vaksinova sepse mendoj se është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten, jo për të luajtur futboll. Këto janë dy situata të ndryshme”.
Ibrahimovic foli edhe për të kaluarën e tij te PSG, Donnarumma dhe Mbappe. “Jam krenar për atë që kam bërë te PSG – zbuloi suedezi – “Çdo ditë e më shumë, klubi po bëhet gjithnjë e më i madh dhe mund të them se edhe unë dhashë pjesën time, duke sjellë atë që kisha mësuar te Juventus dhe Milan. Unë arrogant? Thjesht them qe francezët konsiderohen arrogantë dhe më kanë thënë të tregohem arrogant.
DONNARUMA- “Ai është më i forti në botë dhe kaq. Nuk ka asnjë debat. Kam luajtur me të dhe di se çfarë po them”.
MBAPPE– “Ai më kërkoi këshilla për të ardhmen e tij dhe unë i thashë: ” Po të isha në vendin tend do të shkoja te Real Madrid”.