Federata e Shoqatave Greke në Ukrainë ka lëshuar një deklaratë lidhur me incidentin e së dielës ku u raportua se u vranë dy shtetas grekë dhe u plagosën dy të tjerë nga forcat e armatosura ukrainase në Granitne. Në një postim në Facebook, shoqata shkruan se njëri prej viktimave është ukrainas me prejardhje greke dhe se viktima tjetër nuk ka kombësi helene.
Më tej, shoqata shton gjithashtu se ngjarja ka ndodhur në një bar kafe dhe nuk ka të bëjë aspak me motive politike të konfliktit Rusi-Ukrainë. Ajo kërkon që media helene të verifikojë ngjarjen dhe të mos shpërndajë informacione false.
“Përplasja, e cila ndodhi në mbrëmje një bar-kafe nuk ka asgjë të bëjë me situatën e përkeqësuar në raport me dy vendet, as me ndonjë persekutim ushtarak të popullatës civile, siç mendohet nga disa blogerë grekë. U bëjmë thirrje gazetarëve që të mos shpëndajne lajme false, por të kontrollojnë dhe verifikojnë të dhënat. Kjo tragjedi nuk duhet të ngatërrohet me karakterin politik. Situata në zonat me popullsi greke të Ukrainës pranë kufirit me Rusinë është e qetë”, thuhet në deklaratë.
Çfarë ka ndodhur?
Dje u raportua se dy minoriatë grekë në Ukrainë u vranë dhe dy persona të tjerë u plagosën nga forcat e armatosura ukrainase pranë kufirit me Rusinë. Ngjarja u konsiderua se kishte motive politike. Por, kryetarja e komuniteteve greke të Ukrainës, Alexandra Protsenko theksoi se ngjarja mund të ketë ardhur si shkak pasi ushtarët ukrainas ishin të dehur. Ministri i Jashtë grek Nikos Dendias kërkoi shpjegime për ngjarjen nga shteti ukrainas.
Fillimisht, u mendua se këto vrasje ishin shkëndijat e para e nisjes së konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi dy viktimat u raportuan paraprakisht se ishin ushtarë.
Burimi: Ekathimerini