Vrasja e dy të rinjve, arrestohet babai i autorit të dyshuar

0

Një tjetër i arrestuar në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për Rrok Pepajn, babain e autorit të dyshuar për vrasjen e Klement Pepaj e Vilson Çutaj, Danjel Pepaj.

Ditën e djeshme, pas 5 ditë kërkimesh, u gjetën të vrarë Klement Pepaj e Vilson Çutaj, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj pas një sherri për parcelat me kanabis. Po ashtu mësohet se ka qenë babai i tij ai që e ka çuar policinë në parcelat me kanabis, ndërsa kjo e fundit pas hetimeve ka arrestuar të moshuarin.

DINAMIKA E NGJARJES

BalkanWeb mëson dinamikën e vrasjes në Vrith të Malësisë së Madhe. Danjel Pepaj i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi, i ka dhënë ditën e ngjarjes pas torturës 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë. Të dy gjetën vdekjen. Më pas ai i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij dhe u largua menjëherë, teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg.

Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë janë shpallur të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit. Pikërisht ata e torturuan dhunshëm Pepajn.

U desh ndihma e babait të autorit, Rrok Pepajt që çoi Policinë tek parcela e të birit afër së cilës u gjendën dhe trupat e pajetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu