TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar, Eduart Reçi. Mësohet se vrasja e 13 nëntorit në rrugën “Faik Konica” u regjistruar pas një konflikti të ashpër mbi pronësinë e një trualli. Nga hetimet të kryera mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë.
Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës ndërsa janë arrestar nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.