Vrasja e efektivit të FNSH-së, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

0

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ekzekutimi i efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela ende nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me ngjarjen. Përpos tabulateve telefonike puna e grupit hetimor është fokusuar edhe te kamerat e sigurisë që mund t’i çojë në gjurmët e autorëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet që kanë fiksuar kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën kryesore në vendin që u ekzekutua i riu pranë fshatit Gajush në Lezhë.

Por si ndodhi ngjarja e djeshme?

Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkswagen” rreth orës 03:00 të ditës së djeshme. Efektivi kishte qenë në Rinas për të marrë shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia sëbashku me të motrën. Ne mesnatë ai është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër.

Më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës për në Lezhë teksa po kalonte ka parë një automjet dhe i është bërë me drita, ndërsa një person ishte jashtë makinës. Prela e ktheu serish automjetin në drejtim të Lezhës dhe në atë moment iu afrua personi që ishte në rrugë tek dera e pasagjerit

Xhulio Prela hapi xhamin dhe disa sekonda më pas ai ka tentuar të largohet por në momente i është afruar një person tjetër, i cili e qëlloi me një plumb në zemër. Në gjaknxehtësi 26 vjeçari i dha gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy herë të tjera me pistolete, ku njëri plumb kapi xhamin e pasëm te automjetit ndërsa tjetri targën.

Të afërmit shprehen se nuk kanë asnjë dyshim tek miku i Prelës, të cilin ai e mori nga aeroporti i Rinasit duke hedhur dyshimet se gjithçka mund t’i ketë ndodhur për shkak të punës si polic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu