“O Zot sa e bukur po bëhet Thumana”/ Pas akuzave për vjedhjen e fondeve, Elvis Naçi publikon fotot nga rindërtimi

0

Ditët e fundit në Shqipëri është ndezur një debat në lidhje me imamin dhe njëkohësisht drejtuesin e Fondacionit “Firdeus” Elvis Naçi. Shkak është bërë pikërisht hapja e një dyqani syzesh nga ana e tij, ndërsa akuzat kanë qenë të shumta dhe është aluduar se Naçi po përdor fondet e shqiptarëve (të mbledhura për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit) për interesat e tij dhe hapjen e bizneseve personale. Së fundmi Naçi ka reaguar me fakte ndaj të gjitha akuzave duke paraqitur disa foto nga procesi i rindërtimit në Thumanë dhe është shprehur se pasi u dha leja, po ecet me ritme të shpejta. Krahas fotove, ai ka shkruar edhe një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë dhe e akuzojnë.

Postimi i plotë:

O Zot sa e bukur po behet Thumana! Na akuzuan se do t’i pervetsonim fondet dhe Thumana nuk do te ndertohej, pritem me durim dhe sapo leja u dha, fal jush bamires po ecim me ritme te shpejta. Per cdo akuze te padrejte une kam vetem nje fjale; Zot fali!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu