Vrasja e Egli Progës në Pogradec, lihet në burg Denis Meçe

0

Denis Meçe, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, është lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky është vendimi i marrë nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, teksa Meçe kishte kërkuar ndryshimin e masës në një formë më të butë.

Ndërkohë për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shkulakun gjykata ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”.

ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Egli fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pire jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua.

Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu