Përfshihet nga flakët parlamenti në Rumani, 300 persona ndodheshin në ndërtesë. Video

0

Parlamenti në Bukuresht, Rumani është përfshirë nga një zjarr.

Ka qenë një person, i cili ka vënë flakën ndërtesës, teksa ndodheshin 300 persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.

Sipas mediave të huaja, një burrë i moshës 60-65 vjeç ka ndezur zjarr në ambientet e ndërtesës së parlamentit rumun. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë shuar flakët. Autori i dyshuar i ngjarjes ka arritur të arratisej nga vendngjarja.

Policia po punon për kapjen e të dyshuarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu