Vrasja e familjes shqiptare në Greqi! Kapet autori, autoritetet: Krim i planifikuar

0

Personi i dyshuar si ekzekutori i familjes shqiptare në Andravidha të Pyrgosit tre ditë më parë është arrestuar. Sipas autoriteteve greke, ka qenë një patrullë e saj që e identifikoi fillimisht dhe iu vu në ndjekje në zonën e Pirgosit. Ai u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin mundën ta ndalonin.

Policia helene arriti të bënte ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke, 60-vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.

Protothema‘ shkruan se autoritetet raportojnë se krimi ishte i paramenduar. Autori (pronari i banesës ku jetonte familja) kishte si synim të “zhdukte” gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur t’i “ngarkonte” kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Sipas informacioneve, familja e tij i kishte borxh pagesën e një muaji qera.

FOTOT TË AUTORIT:

Ai u dërgua në drejtorinë e policisë të Ahaias dhe pritet të merret në pyetje. Vrasja e familjes shqiptare në Andravidha ka shokuar mbarë opinionin grek dhe atë shqiptar.