Makina tip “Land Rover” e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti.
Kjo e dhënë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Lezhës, e cila vijon hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së 64-vjeçarit, mbrëmjen e së enjtes në Pllanë të Lezhës.
Gjovalin Prendi, ishte babai i Sidorel Prendit i ekzekutuar në 9 Maj të 2024 në Athinë të Greqisë.
I njohur ndryshe dhe me emrin Roan Brahimi, Sidorel Prendi ka qenë i dyshuar disa ngjarje të rënda kriminale.