Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecit, të akuzuar për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.
Ky i fundit, u ekzekutua më 7 prill të 2017-ës për shkak të detyrës.
Bledar Jambelli, me ndërmjetësimin e Kristaq Lecit dhe Mikel Shallarit, i cili u bë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë ishin autorë të këtij ekzekutimi.
Nga hetimet ka rezultuar se Bledar Jambelli, që konsiderohet person me rrezikshmëri të madhe shoqërore, është hetuar nga i ndjeri për vrasjen e dy personave, në vitin 2012.
Pesë vite më vonë, ai vendosi që në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-drejtorit të policisë, në bashkëpunim me dy personat e tjerë.
“Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë rreth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim“, thotë Prokuroria.
“Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës. Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme.
Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen veprës penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish-drejtorit të Policisë Vlorë. Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi: Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për veprën penale “Vrasje e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetshëm; dhe Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetshëm”, thuhet një njoftimin e Prokurorisë.