Vrasja e ‘kinezit’ të Aldo Bares! Kush dyshohet se i mori jetën Alban Semakut

0

LUSHNJE– 4 plumbat që i morën jetën Elton Mermalit, ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, duket se kanë hapur “hesape” të vjetra në qytetin e Lushnjes. Edhe pse në vendin ku u gjet pa jetë 38-vjeçari nuk kishte asnjë gëzhojë dhe asnjë provë të vlefshme që mund të çojë në kapjen e autorëve, sërish hetuesit duket se nuk janë pa gjë…

Mësohet se për vrasjen e tij ka dy persona, si të dyshuar kryesor lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë që në qytetin e Lushnjes janë sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë filmuar momentet e fundit të jetës së Memali, gjithashtu i njohur si Alban Semaku. Ai është filmuar nga kamerat e një lokali teksa lëviz lirshëm në qytet dhe i shoqëruar nga disa persona. Të gjithë janë marrë në pyetje, kanë pranuar se kishin njohje me Elton Mermali, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër.

Të gjithë pretendojnë se nuk kanë dijeni se me cilin person tjetër Mermali ka qarkulluar në ditën e shtunë në Lushnjë, natë ku edhe dyshohet se është vrarë me 4 plumba. Deri më tani, nuk dihet as vendi dhe as dita e vrasjes së tij. Por të dhënat deri më tani tregojnë më siguri se nuk është qëlluar për vdekje në buzë të lumit Shkumbin.

Ndërkohë që pista kryesore për vrasjen e tij është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi Mermali gjatë vitit 1998 ka marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Ardian Sulçes, dy njerëzit e besuar të ish-kapobandës së Lushnjes, Artur Daja, rivali direkt i Aldo Bares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu