Gjendet e djegur makina që kanë përdorur autorët e vrasjes së Martin Bardhit paraditen e së martës në Rrëshen.
Mësohet se makina tip fuoristradë është djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hasmëri.
Referuar burimeve zyrtare të Policisë, zyrtarisht bëhet fjalë për tre persona të plagosur, të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk ka ende informacione nëse bëhet fjalë për kalimtarë të rastit apo persona të tjerë që mund të kenë qenë objektiv i autorëve të ngjarjes.
62 vjeçari sapo kishte dalë nga burgu pasi disa muaj më parë tentoi që të vriste së bashku me të birin në qytetin e Rrëshenit shtetasin Saimir Reçi.