Vrasja e Mehmet Qemës, Stresi tregon bisedën e fundit me të ndjerin

0

Vrasja aksidentale e Mehmet Qemës, nga shoku i tij i ngushtë mbrëmjen e dy ditëve më parë, ka sjellë reagimin e një numri të madh artistësh që e njihnin nga afër viktimën.

Stresi ka zgjedhur të bëj një reagim të dytë në lidhje me mikun e tij, ku ka shpërndarë bisedën e fundit mes tyre dhe në krah së cilës ka shkruar dhe disa fjalë mjaft prekëse duke i shprehur ngushëllime familjes.

“Mua po më ruan vëlla, ty s’të ruajti shumë, pa kuptim kjo jetë…U prefsh në paqe Tallman. Flm për respektin. Arkimedi të do fort, do të kujtoj me mall, ngushëllime familjes”, u shpreh reperi.

Autori i krimit dhe njëherazi miku i ngushtë i viktimës u vetëdorëzua në polici i prekur për vrasjen aksidentale të atij që e cilësonte si vëlla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu