Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës. Të shoqëruar janë vetëm persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por jo të dyshuar.Në mesin e të shoqëruarve nësohet se janë edhe të afërm të fisit Nikulaj por deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.
Deri më tani janë sekuestruar edhe kamera të biznesve që gjenden në rrugën Balldre-Lezhë për tlë parë lëvizjeteautorëve. Nikolin Lekstakaj u ekzekutua pasditen e djeshme dhe dyshimet e policisë janë për hasmëri me fisin Nikulaj.
Policia ka dyshime se kjo ngjarje pasohet pas vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, 3 muaj më parë.