Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Berisha: Basha ndërpreu komisionin hetimor

0

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë publikisht lidhur me prapaskenat e hetimeve për vrasjen e mjekut, Pjerin Xhuvani i cili ishte i angazhuar në fushatën elektorale të PS në Elbasan.

Berisha tha se komisioni hetimor qëu ngrit për materialet zgjedhore që u gjetën në makinën e Xhvanit, u ndërpre për shkak të vendimit të Bashës i cili mbahej peng nga kryeministri Edi Rama me dosjen e “Toyota Yaris”.

Sali Berisha: A u vra një mjek në Elbasan? A u vra në një fushatë elektorale? Deklaroi Basha se ishte një krim elektoral? Po! Fajtiorë ishin Balla dhe Bardhi. Pse u ndërpre komisioni hetimor për vrasjen e mjekut? Ka vetëm një përgjigjie, pengmarrje. Pse duhet të ndërpritej ndryshe, nuk ka një opozitë që e ndërpret këtë ngjarje të rëndë. Unë nuk e bindja dot Bashën çfarëdo që të bëja sepse ishte i marrë peng nga Ramame dosjen që ky i fundit i kishte mbyllur. Prokurori që shkoi në SPAK deklaroi se nuk kishte materiale zgjedhore brenda makinës ku u vra Pjerin Xhuvani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu