Vrasja e Prigozhin/ Shtëpia e Bardhë: Kremlini pas vdekjes së tij

0

SHBA- Shtëpia e Bardhë la të kuptohet sot se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e liderit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili besohet të jetë vrarë në një aksident misterioz avioni javën e kaluar.

“Ne të gjithë e dimë se Kremlini ka një histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

“Nuk jemi të befasuar”, ishte komenti i parë i presidentit amerikan Joe Biden pak pas lajmit për vdekjen e liderit Wagner, javën e kaluar.

Sipas Bloomberg, duke folur për rrëzimin e avionit vizion, Biden kishte thënë para gazetarëve: Nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i befasuar. Nuk po ndodh shumë në Rusi që Putini nuk është prapa, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen. Kam një orë e gjysmë që stërvitem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu