“Shteti të vërë dorë, të na shikojë si vuajmë”. Fermerët e Roskovecit goditen nga fara e keqe e domateve në treg

0

Fermerët në Jagodinë të Roskovecit kanë probleme me farën e prodhimit Ozgan. Domatja është mbjelle 3 muajt e fundit dhe skane marre prodhim akoma.

Fermerët kërkojnë zgjidhje dhe demshperblim nga shteti, pasi ata thonë se kanë paguar rregullisht çmimin e farës, por fara ka dalë e keqe.

Jane tek 2 hektare sera të prekura nga kjo fare që banorët e quajnë të keqe dhe mbi 15 fermere te prekur nga prodhimi tepër i dobët që ka sjellë kjo farë.

Banorët i kërkojnë shtetit të ndërhyjë, pasi humbjet për ta kanë qenë tepër të mëdha, duke qenë se shumë prej tyre janë dhe me kredi.

Ankesat e banorëve:

Fermeri 1: Ça të them unë tani. Ku të filloj? Do fajësoj atë që e kanë prodhuar faren dhe e shesin. Tani derisa na kërkojnë taksa, shteti të vërë dorë. Të na dëgjojnë, të na shikojnë si vuajmë. Duam të ushqejmë fëmijët. Të vërë dorë shteti.

Fermeri 2: Ça të themi ne? Ne me kredi jemi. Sa duan ata ne i jemi përgjigjur. 250 lekë, aq. Ça të bëjmë . Ku të shkojmë? Ku do mbytemi? Shteti të vërë dorë. Si këtë herë nuk kemi pasur probleme. Plehrat kimike kemi për t’i paguar. Më ka vajtur kosto 5 milionë lekë. Kalamajtë duan të hanë. Ta shesim 100 lekë ne? Këtë nuk e ha as tregu i brendshëm. Ta mbash 3 ditë në arkë ktë e hanë mushkonjat. Prishet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu