Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e mëparshëm për Ilir Selmanin, i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i cili ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për Krimet e Rënda (GJKKO) kishte shpallur dënimin me 28 vite burg për Selmanin, por pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë këtë vendim, duke çuar çështjen në një fazë të re gjyqësore.
VENDIMI
Prishjen e vendimit nr. 48 (87-2023-254), datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.





