Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se “ai e kishte tërhequr me forcë në makinë”. Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





