GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Greqi ku u vra 41-vjeçarja shqiptare, Gjeorgjia Murati. Shqiptarja u masakrua tre herë me thikë nga burri i saj dhe më pas me ndihmën e një miku të tij tentuan të fshihnin ngjarjen duke hedhur trupin e pajetë në një zonë të humbur të Halkidikisë.
Murati ishte shtatzënë në muajin e 3-të ndërsa kishte një djalë nga lidhja e mëparshme. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve moment në të cilin burri e shpalli të zhdukur 41-vjeçaren.
Në lidhje me “zhdukjen” e saj 39-vjeçari doli para mediave duke shprehur shqetësimin për fatin e gruas së tij. Ndërsa e vërteta për vdekjen e shqiptares u zbulua nga dëshmia e shokut i cili tregoi vendin se ku kishin fshehur trupin. Në një situatë të tillë 39-vjeçari nuk e ka pranuar fajin dhe më tej ka vijuar duke fajësuar shokun e tij si përgjegjës.
Ende nuk është zbuluar shkak i saktë i kësaj ngjarje ndërsa policia greke ka ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë regjistruar për çështje parash. Reagim në lidhje me vrasjen e 41-vjeçares ka patur edhe nga ish-partneri i saj i cili në një komunikim me gazetaren e një kanali grek u shpreh se ajo ishte një grua shumë e mirë. Sa i përket autorit ai ishte shprehur se e njihte që prej gjimnazit por që nuk e kishte përshkruar si “djalë të mirë”.
Gjatë kësaj interviste ish-partneri ka marrë vesh edhe lajmin për ndarjen nga jeta të 41-vjeçares ku shprehu habi dhe mbeti i shtangur pasi nuk kishte qenë i informuar për vdekjen e saj.