Të shtëna me armë zjarri në Greqi ndaj lokalit të shqiptarit

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rënë në orët e para të së martës në një kafene në Patisia, në Athinë.

Sipas informacioneve të policisë rreth orës 03:00, persona të panjohur me një automjet kanë kaluar jashtë lokalit që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Paraskevopoulos dhe Giannari dhe kanë nisur të qëllojnë me armë.

Siç bëhet me dije, biznesi i lokalit është në pronësi të një shqiptari.

Në atë kohë dyqani ka qenë i mbyllur, ndërsa të shtënat kanë shkaktuar dëme materiale si thyerje xhamash. Hetimi i policisë vijon për të zbardhur ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu