Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores Carlo Bertolotti, kanë të njëjtat shenja, policia italiane është e bindur se bëhet fjalë për një vrasës serial.
Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim pasi në të njëjtën zonë ku u vra 35-vjeçarja është gjetur trupi i pajetë i një transgjinoreje që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia. Së bashku me prokurorin janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet.