Vrasja e Tauland Beqirajt, gjykata jep dënimin për Skerdian Gabrani

0

Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë burg pa afat për Skerdian Grabanin, i cili u dorëzua pak ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Tauland Beqirajt.

Drejtësia e akuzon se 36-vjeçari është i dyshuar si bashkëpunëtor i Hansi alias Andi Jonuzajt i arrestuar më parë nga policia, si autor i dyshuar në këtë ngjarje. Ngjarja ndodhi në datë 3 mars në rrugën Transballkanike në afërsi të Gjykatës së Apelit në  Vlorë.

31-vjeçari që mbeti i vdekur nga plumbat ishte djali i një ish-punonjësi policie dhe njihej si person me rekorde kriminale. Mes tij dhe autorëve ka pasur një debat në distancë dyshohet për çështje borxhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu