Vrasja e tifozit grek, arrestohen 5 persona si të dyshuar, njëri prej tyre shqiptar

0

5 persona janë vënë në pranga si të dyshuar pas vrasjes së tifozit grek, Michalis Katsouris. Policia ka zbuluar dhe kombësitë e tyre, një shqiptar, një kroat, dhe tre grekë.

Pas përleshjeve masive që ndodhin mbrëmjen e së hënës mes dy grupeve të tifozëve, humbi jetën i riu.

Mediat greke raportojnë se shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin mbi vete thika të palosshme me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar për vrasjen. Dy grekët janë tifozë të organizuar të një skuadre greke dhe me precedentë të rëndë kriminalë.

Videot amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë.

Dhjetë persona u lënduan dhe katër përfunduan të shtruar në spital, ndërsa tifozi i AEK humbi jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu