Kaos në koncertin e Travis Scott në Romë, 60 njerëz kërkojnë ndihmë mjeksore. Fansat shkaktojnë tërmet 1.3 ballë

0

Rreth 60 njerëz janë lënduar, ditën e hënë, në koncertin e Travis Scott në Romë.

Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti që përfshiu turmën.

Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin duke performuar albumin e tij të ri “Utopia”, në të cilin publiku u surprizua edhe me paraqitjen e Kanye West. Por për dhjetra fansa, ky koncert ka përfunduar duke kërkuar një ndihmë mjeksore.

Sipas “”Complex”, një gazetë lokale italiane, raportohet se rreth 60 njerëz janë trajtuar për dëmtim syri dhe acarim fyti si pasojë e spërkatësit të piperit.

Përvec kësaj, një tjetër incident ka ndodhur në koncertin në Romë, pasi sipas CNN, një 14-vjeçar është përpjekur të shohë koncertin pa lek, duke hipur në një mur të lartë dhe si pasojë është rrëzuar.

Sa i përket tërmetit të shkaktuar, rreth orës 22:30, me orën lokale, banorët raportohet se kanë telefonuar shërbimin e zjarrëfikësve pasi ishin të shqetësuar se kishin ndjerë një tërmet të lehtë. Në fakt, toka ka lëvizur si pasojë e personave të pranishëm në koncert, të cilët kanë shijuar koncertin e reperit, duke shkaktuar një tërmet me 1.3 magnitudë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu