Vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, mbi 10 të shoqëruar, dhjetëra efektivë të FNSH sërish në vendngjarje

0

Zbardhen detaje të reja nga masakra e trefishtë në Fushë Krujë, ku u ekzekutuan me kallashnikov dhe u dogën brenda makinës shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Policia e Krujës ka shoqëruar mbi 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë, që tronditi mbarë vendin.

Siç mëson gazetarja Haxhiaj, të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë nuk ka ambiente. Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të FNSH kanë mbërritur në Fushë Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu