Vrasja e Xhuvanit, Klodiana Lala: ‘Petët e lakrorit’ do të hapen në proces gjyqësor, nesër…

0

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2019-ës, do të gjykohet nesër. Lajmin e bëri me dije gazetarja Klodiana Lala. Gjatë një diskutimi për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’, ajo tha se të gjithë do flasin para togave të zeza dhe do të nxjerrin zbuluar njëri-tjetrin. Kjo pasi sipas saj për vrasjen e ndodhur nuk ka vetëm një përgjegjës.

“Nesër petët e lakrorit do të hapen në proces gjyqësor. S’do të ketë vetëm një përgjegjës. grupi që erdhi në mbështetje të Mehmet Grecës, dominuan të gjithë territorin aty, ishin dominant ndaj grupit kriminal dhe ndaj policisë,”-tha ajo ndër të tjera në fjalën e saj.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi.

Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Në kërkim është edhe “Kel çami” i njohur si Kelmend Xhaferraj, ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu